Organizata Turistike merr pjesë në panairin e 11-të ndërkombëtarë të rural në Kragujevc
Lokale

Organizata Turistike merr pjesë në panairin e 11-të ndërkombëtarë të rural në Kragujevc

22.Nov.2019 12:28
0

Një ekip në krye ne drejtorin e Organizatës Turistike në Bujanoc, Amet Kadriu është duke marrë pjesë në panairin e 11-të me radhë ndërkombëtarë të turizmit rural në Kragujevc.

Ai u shpreh për Titulli.com se kjo është një mundësi e madhe për Bujanocit kur flasim për vendet rekreative dhe turistike në komunën tonë.  

Sipas drejtorit Kadriu në këtë event Bujanoci ka pasur edhe stendën, ku kanë pasur mundësin të paraqesim destinacionet dhe vendet turistike mes të tjerash.  

 “Në videot që janë të vendosura në qendrën e sallës do të shfaqet edhe filmi për Bujanocin, potencialin turistik. Kurse ne kemi edhe një shtand ku kemi paraqitur suvenire të ndryshme, potencialin turistik dhe destinacionet turistike si: Banja e Bujanocit dhe të tjera që kemi në komunën e Bujanocit” – deklaroi Kadriu. 

“Panairi ndërkombëtarë i turizmit dhe turizmit rural” në Kragujevc fillon nga e premtja 22 nëntor dhe mbaron më 24 nëntor të dielën./Titulli.com/

  

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration