Ombudsmani: Filiali i Fondit shëndetësor në Bujanoc të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe
Lokale

Ombudsmani: Filiali i Fondit shëndetësor në Bujanoc të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe

29.Apr.2016 15:49
0
Mbrojtësi i qytetarëve të Serbisë, Sasha Jankoviq ka bërë të ditur që shefi i Fondit Republikan për Sigurim Shëndetësor (FRSSH) për rrethin e Pçinjës në Vranjë, filiali në Bujanoc ka refuzuar t'i përgjigjet ankesës së Këshillit nacional të pakicës etnike shqiptare, e cila ishte shkruar në gjuhën dhe shkrimin shqip, por ka kërkuar që ankesa t'i dërgohet në gjuhën serbe, njofton Titulli.com.

Siç thuhet ne uebfaqen zyrtare të Mbrojtësit të qytetarëve të Serbisë, gjithashtu është vërejtur që në këtë filial nuk është vendosur njoftimi për qytetarët që pjesëtarët e pakicave etnike dokumentin mbi sigurimin shëndetësor mund ta marrin edhe në gjuhën dhe shkrimin shqip, i cili është në përdorim zyrtar në territorin e komunës së Bujanocit.

Institucioni i Ombudsmanit të Serbisë ka kërkuar nga shefi i filialit të FRSSH-së në Bujanoc të mundësojë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në këtë institucion, e gjithashtu ka kërkuar nga ai që Këshillit nacional t’i kërkojë falje me shkrim./Titulli.com/

Preshevë: Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës APN-PVD (dokument&video)
Nxënësit e Gjimnazit "Skenderbeu" me projektin "Art of Dance"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration