Nëntë muaj heqje lirie për lojtarët e KF Tërnocit! (video)
Tre lojtarë të Klubit Futbollistik Tërnoci janë dënuar me gjithsejtë nëntë muaj heqje lirie nga Gjykata e Lartë në Nish, nën akuzën për gjoja rrahje të arbitrit në ndeshjen e 2 shtatori të vitit 2012.Faruk Nazifi, Valon Ramadani e Ridvan Murati janë dënuar me nga tre muaj burgim në Entin përmirësues në Qupri. Veç kësaj, sipas vendimit të Gjykatës së lartë në Nish ata janë dënuar edhe me 115.500 dinarë apo secili prej tyre nga 38.500 dinarë, të cilat duhet të shkojnë në llogarinë e arbitrit të dëmtuar, si dëmshpërblim.
Futbollistët e dënuar tërnocas veten e ndiejnë të pafaj pasi thonë se nuk kanë sulmuar arbitrin, por vetëm kanë protestuar ndaj referimit të tij që po e dëmtonte ekipin e KF Tërnocit.
Nga ana tjetër Dallibor Zllatkoviq, arbitër kryesor i ndeshjes, në Gjykatë ka thënë se është sulmuar fizikisht, ndërsa këtë e ka dëshmuar edhe me vërtetimin e mjekut.
Mirëpo, të dënuarit mohojnë ta kenë bërë një veprim të tillë, e sidomos lojtari Ridvan Murati, i cili thotë se ka qenë shumë larg protestës që bëhej ndaj arbitrit Zllatkoviq.
Në ditën e incidentit në ndeshjen e zhvilluar mes KF Tërnocit dhe KF Pçinjës, më 2 shtator të vitit 2012, gazetari i portalit informativ Titulli kishte përcjell nga afër takimin, me ç’rast kishte arrit të regjistroj edhe incidentin, por nga këndi ku janë marrë pamjet, përveç protestës nuk shihet të jetë goditur arbitri.
Tensionit në ndeshjen e zhvilluar në Tërnoc i kishte parapri ndeshja paraprake e 31 marsit të vitit 2012 e luajtur në Tërgovishtë mes KF Pçinjës dhe KF Tërnocit.
Atë kohë ekipi tërnocas, nga tifozët e klubit tërgovishtas ishte pritur me këngë që promovojnë urrejtje etnike dhe fetare, e për të cilën nuk ishte marrë masa prej Komisioni i Rrethit të Pçinjës, nivel ku garojnë të dy ekipet.
Përndryshe, duhet theksuar se në mesin e tre të dënuarve, lojtarit Ridvan Murati dhe portierit Valon Ramadani, është edhe trajneri i KF Tërnocit Faruk Nazifi, i cili para dy viteve në ndeshjen kundër KF Pçinjës ishte në mesin e njëmbëdhjetëshes.
Sido që të jetë ky rast kërkon mbështetjen edhe të institucioneve, pasi me këtë dënim të shqiptuar dëmtohen rëndë lojtarët si dhe klubi që deri më sot ka nxjerrë ambasadorët më të mirë të shqiptarëve të Luginës të cilët përfaqësojnë klube futbollistike të rajonit dhe më gjerë në Evropë./Titulli.com/