Në Viti mbahet orë letrare në manifestimin "Flakadani i Karadakut"
Lokale

Në Viti mbahet orë letrare në manifestimin "Flakadani i Karadakut"

24.Mar.2016 09:27
0
Mbështetur nga Departamenti i Kulturës pranë Kuvendit Komunal të Vitisë dhe kryetari i komunës, Sokol Haliti u mbajt orë letrare.

Këtë manifestim e shpalli të hapur drejtoresha për kulturë Kaltrina Sulejmani, e cila iu dëshiroi mirëseardhje poetëve të pranishëm, duke theksuar se edhe kjo pjesë e Flakadanit të Karadakut e ka peshën e vet, sepse poetët me poezitë e tyre i nderojnë luftëtarët e lirisë dhe manifestimin në fjalë.

Orën e madhe letrare e udhëhoqi poeti Sarë Gjergji, duke iu dhënë mundësi të lexojnë poetëve të të gjitha trevave shqiptare. Në këtë orë letrare lexuan 22 poetë, të cilët para të pranishmëve me poezitë e tyre sollën risi me larushi motivuese.

Nga Lugina e Preshevës me ftesë të organizatorit morën pjesë dhe lexuan Bilall Maliqi, Demush Berisha dhe Rexhep Abazi.

Ora letrare kishte karakterin garues. Juria profesionale për vlerësimin e poezive e përbërë nga poetët Sabit Rrustemi, Burhanedin Xhemaili dhe Bilall Maliqi, i vlerësuan tri poezitë më të mira të orës letrare.

Çmimi i parë i takoi poetit dhe studiuesit Ramadan Musliu, çmimi i dytë krijueses Kaltrinë Lohaj dhe çmimi i tretë poetit Jonuz Fetahaj.

Në këtë Manifestim nga drejtoria për kulturë e Vitisë, me vepër jetësore u nderua poetja, humanistja e njohur Flora Brovina.

Edicioni i XV-të i Manifestimit „Flakadani i Karadakut „ vazhdon me aktivitete të tjera edhe në dy ditët në vijim./Titulli.com/

Në listat zgjedhore emrat e shqiptarëve janë shkruar gabimisht në gjuhën serbe (video)
Komuna e Bujanocit ndan 1.7 milion dinarë për shoqëritë kulturore-artistike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration