Në takim me kryeministrin, rajoni me zyrtarë të ekonomisë, Lugina me politikan!
Lokale

Në takim me kryeministrin, rajoni me zyrtarë të ekonomisë, Lugina me politikan!

24.Dec.2014 18:19
0
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti sot anëtarët e Dhomës Kombëtare Tregtare.

Në këtë takim morën pjesë Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, Ilir Zhila nga Unioni i Odave Ekonomike të Shqipërisë, Enver Ferizi nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Menderes Kuqi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veripërendimore, Nagip Arifi, kryetar i Bujanovcit, Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, Jakup Gjelisheviqi nga Klubi i Afaristëve të Tivarit si dhe Selatin Gjeloshi nga Klubi i Biznesit nga Ana e Ulqinit.

Përfaqësuesit e bizneseve shprehën përkrahjen e tyre ndaj kryeministrit mbi fokusin e tij për agjendën qeverisëse, e cila ka për qëllim zhvillimin e sektorit privat.

Në të njëjtën kohë, ata shprehën shqetësimin e tyre mbi vështirësitë që sot bizneset ballafaqohen. Përfaqësuesit e bizneseve nga Shqipëria inkurajuan kryeministrin që politikat të implementohen në fuqizimin e sektorit prodhues dhe bujqësi, ata nga Mali i Zi dhe Maqedonia vlerësuan klimën pozitive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të tyre me Kosovën, ndërsa përfaqësuesit e Luginës së Preshevës përmendën vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset e këtij rajoni, njoftojnë mediat e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa u shpreh falënderues ndaj përfaqësuesve të biznesit duke i inkurajuar ata që të rrisin bashkëpunimin. Ai theksoi se është me rëndësi që të identifikohen mënyrat për menaxhimin e problemeve që shfaqen ndërmjet bizneseve të këtyre rajoneve, duke i lehtësuar ato me rregullativa dhe ligje.

Gjithashtu theksoi përkushtimin e tij në përmirësimin e kushteve të jetesës për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryeministri ripërsëriti rëndësinë që aktiviteti ekonomik në vend të nxitet dhe zhvillohet nga sektori privat.

Është interesante se Lugina e Preshevës në këtë takim është përfaqësuar nga dy kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë, në një takim ku i tërë rajoni përfaqësohej nga zyrtarë të odave ekonomike, biznesit e afarizmit. /Titulli.com/

Shporta e prodhimeve të Kosovës në dyert e Luginës
Ministri përuroi hapësirat e reja në Stacionin e Policisë në Preshevë (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration