Në qytetin e  Bujanocit do të shpërndahen 22 kontejnerë të rinj
Lokale

Në qytetin e Bujanocit do të shpërndahen 22 kontejnerë të rinj

09.Jun.2017 14:29
0
Anëtarët e këshillit komunal në Bujanoc njëzëri miratuan propozim-konkluzionin e dhënies së kontejnerëve për mbeturina që do të shpërndahen nga ndërmarrja publike "Komunalia" në Bujanoc.

Kontejnerët do të vendosen kryesisht në qytetin e Bujanocit ku do të zëvendësojnë ata të vjetrit si dhe do ti japin një pamje më të mirë qytet nga ngjyrat e kaltër që  kanë në të verdhë, është shprehur Shaip Kamberi.

Një nga anëtarët Rexhepi tha se janë pak vetëm 22 kontejnerë për qytetin e Bujanocit si dhe shprehi shqetësimin për vendosjen e tyre vend e pa vend dhe erën e qelbur në disa raste nga mbeturinat në Bujanoc.

Rexhepi kërkoi që të merren masa për zgjidhjen e kësaj problematike dhe se inspektori ekologjik e ka për detyrë të dal të inspektoj vendet ku ndonjëherë qelben nga era e keqe në qytet pasi që ai paguhet nga komuna për ta kryer këtë punë.

Ndërsa kryetari komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se me 22 kontejnerë është filluar e nëse nevoja është më e madhe do të vendosim edhe të tjerë.

Redaksia e Titulli.com ka publikuar reagimet e qytetarëve për mungesë të kontejnerëve në rrugët e qytetit të Bujanocit./Titulli.com/

Komuna dhuron autopastruse moderne për komunalin në Bujanoc
Maliqi dhe Sadriu i bashkohen PDSH-së në Preshevë: Po rikthehemi në qeverisje lokaleǃ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration