Në Preshevë presin 628 emigrantë që deri më tani nuk kanë kërkuar azil në Serbi
Lokale

Në Preshevë presin 628 emigrantë që deri më tani nuk kanë kërkuar azil në Serbi

23.Mar.2016 12:23
0
Në Qendrën e pranimit të refugjatëve në Preshevë aktualisht janë 628 emigrantë. Në mesin e tyre ka shtetas të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, të cilët deri më tani nuk kanë kërkuar azil në Serbi.

Në Komisariatin për refugjatë në Preshevë ende nuk kanë plan mbi transportimin eventual të emigrantëve në Turqi apo ndonjë vend tjetër.

Derisa Bashkimi Evropian dhe Turqia po bisedojnë rreth shkëmbimit të parave dhe shërbimeve, emigrantët jeta e të cilëve varet nga kjo lojë, po presin, shkruan Radiotelevizioni i Vojvodinës, transmeton Titulli.com.

“Nëse na dërgojnë në Turqi kjo nuk do të jetë mirë, kjo është rrezik për ne. Kemi qenë atje dhe jemi larguar, kemi ardhur këtu për të mbijetuar”, ka thënë një refugjat nga Afganistani.

“Shpresojmë që lufta në Siri të përfundojë që të mund të kthehemi në shtëpi. Nuk di sa do të qëndrojmë këtu”, ka theksuar Huda nga Siria.

Marrëveshja e arritur në Bruksel nënkupton kthimin e emigrantëve nga Greqia në Turqi. Por, nuk është e qartë, çfarë do të bëhet më njerëzit të cilët tanimë kanë arritur në Maqedoni, Serbi apo Kroaci.

Qendra e pranimit ofron kushte për të mbijetuar, por rrethojat e tij shpesh përbëjnë edhe një kufi të mbyllur. Askush nuk mund të dal jashtë qendrës së pranimit pa përcjelljen e njerëzve të autorizuar dhe kjo është e domosdoshme që emigrantët të mbrohen nga njerëzit që bartin refugjatë në mënyrë ilegale, përfundon artikullin mediumi publik i Vojvodinës./rtv.rs/  

Progresi Evropian shpall dy konkurse ku mund të konkurrojnë komunat e Luginës së Preshevës
Në minierën "Lece" në Medvegjë humb jetën minatori 31 vjeçar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration