Në Preshevë nderohen dëshmorët e UÇPMB-së, finalen në futboll e fiton KF-Miratoca (video)
Lokale

Në Preshevë nderohen dëshmorët e UÇPMB-së, finalen në futboll e fiton KF-Miratoca (video)

14.May.2016 22:20
0
Në komunën e Preshevës është shënuar dita e dëshmorëve të UÇPMB-së përmes aktiviteteve të ndryshme.

Në fshatin Rahovicë është mbajtur ceremonia përkujtimore dita “Dëshmorët e Kombit- Rahovicë 2016” dhe është zhvilluar finalja në futboll të vogël mes ekipit KF-Miratoca dhe KF-Likova dhe fitues është shpallur ekipi vendas KF-Miratoca.

Gjithashtu edhe në shtëpinë e kulturës në Preshevë është mbajtur akademi përkujtimore të organizuar nga OVL e UÇPMB-së.

Munir Rexhepi nga kjo organizatë para të pranishmëve foli për luftën e lavdishme te UÇPMB-së dhe përmendi dëshmorët e rënë.

Në kuadër të kësaj akademie ishte përgatitur edhe një program i pasur kulturor dhe u ndanë mirënjohje për kontribuesit ndaj dëshmorëve./Titulli.com/

BIPMB: Tensionet fetare në Luginë të inicuar nga ndivid të papërgjegjshëm e me qëllime tendencioze
Thirrje e qytetarëve të Medvegjës: Të ndalohet spastrimi etnik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration