Në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc fillon viti akademik
Lokale

Në Paralelen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc fillon viti akademik

10.Oct.2016 20:00
0
Në Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, është hapur zyrtarisht viti akademik 2016/2017.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka uruar studentët fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor me dëshirë që në periudhën e ardhshme të arrijnë rezultate të mira. Ai ka thënë se pret nga ata që pas shkollimit katërvjeçar, me diturinë  e vet, angazhimin dhe punën të kontribuojnë pozitës më tw mirë ekonomike të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kryetari i Trupit Koordinues vitin e ri shkollor e ka uruar edhe dekanit dhe administratës së Fakultetit Ekonomik me besimin që Paralelja e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc të lind ekspertë në fushën e ekonomisë, të cilët do të mundin që me bashkëqytetarët e vet të sigurojnë standart të mirë dhe kushte për jetë. Ai ka lëvdëruar bashkëpunimin e deritanishëm me administratën e fakultetit dhe ka faleminderuar të gjitë të cilët kontribuojnë dhe ndihmojnë që kjo paralele të funksiojë në nivel të madh.  

Në hapjen zyrtare, përveç studentëve do të marrin pjesë edhe prof. dr Alleksandar Grubor, dekani i Fakultetit Ekonomik në Suboticë, prof. dr Otillija Sedlak, profesori i Fakultetit Ekonomik në Suboticë, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, si edhe prof. dr Zoran Millosheviq, sekretari krahinor për arsim të lartë dhe shkencor – në veprimtarinë hulumtuese./TK/

Shoqata e e Shkrimtarëve "Feniks" në Preshevë shënon 40 vjetorin
Administrata komunale në Preshevë, aplikon rregulla të reja për 164 të punësuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration