Në Bujanoc regjistrohen 60 subjekte të reja ekonomike dhe shuhen 29
Në pjesën e tretë të vitit 2017 në Rrethin e Pçinjës janë regjistruar 297 ndërmarrje, punëtori ose agjensione ndërsa në komunën e Bujanocit u regjistruan 60 biznese të reja ndërsa u shuan 30 subjekte të vjetra ekonomike.Sipas statistikave të regjistrit të biznese ekonomik në periudhën 1 Qershor deri më 30 Shtator janë shuar gjithashtu 166 subjekte, shkruan “vranjske”.
Të njëjtat të dhëna tregojnë lidhur me regjistrimin e bizneseve se në vendin e parë është Vraja me 102 subjekte ekonomike, pason Bujanoci me 60, Presheva me 57 dhe Vladiçin Han me 41 biznese, transmeton Titulli.com.
Ndërsa sa i përket shuarjes së bizneseve për periudhën e njëjtë në Vrajë janë shuar 66 subjekte ekonomike, Preshevë 30, Bujanoc 29, Surdulicë 18, Vladiçin han 13, Tërgovishtë dhe Bosilegrad tre biznese./Titulli.com/