Në Bujanoc janë stacionuar 108 refugjatë
Lokale

Në Bujanoc janë stacionuar 108 refugjatë

20.Jun.2017 14:36
0
"Në katër qendrat e pritjes për refugjatët në rrethin e Pçinjës, Preshevë, Bujanoc, Vranjë dhe Bosilegrad, gjenden 937refugjatë dhe u janë siguruar në baza ditore tre shujta ditore", tha zëdhënësi i Komisariatit për Refugjatët në Serbi, Ivan Mishkoviq.

Në Qendrën e Pranimit në Preshevë  janë të vendosur refugjatët e të gjitha strukturave, ndërsa në Vranjë dhe Bujanoc kryesisht familjet me fëmijë.

Në qendrën e pranimit në Bujanoc e hapur vitin e kaluar në objektin e ish-fabrikës “Svetlost” janë stacionuar 108 refugjatë nga Lindja e Mesme.

Vala e refugjatëve e paraqitur në Preshevë ishte në korrik të vitit 2015 ndërsa ky numër tani është zvogëluar dukshëm./Titulli.com/

Organizohet punëtori verore për nxënësit në Bujanoc
Nxënësit e Preshevës me rezultate të larta në provimet përfundimtare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration