Nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc të pa informuar me transparencën komunale
Të pa informuar rreth transparencës komunale janë shprehur edhe nxënësit e shkollës së mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc.Riola Sulemani, nxënëse e drejtimit të mjekësisë në këtë shkollë tha se është shumë pak e informuar për transparencën komunale sepse nuk ka shfaqur asnjëherë ndonjë interes rreth kësaj dhe nuk kam pasur rast të dëgjoj për këtë temë.
Ndërsa Lorik Limani nga drejtimi i përgjithshëm theksoi se komuna e Bujanocit ka një transparencë me nivel shumë të ulët por nuk është i informuar as për aktivitetet e komunës së Bujanocit.
Limani u shpreh se seminaret rreth edukimit të fusnkionimit të qeverisjes lokale po ndihmojnë të rinjtë shumë që të informohen dhe vetëdijesohen për shumë tema organizime e vendime komunale.
“Kemi mungesë informacioni rreth çdo ngjarje dhe organi komunal si dhe sa i përket gjeneratave të reja dhe të rinjve transparenca është shumë e ulët dhe nevoja për informim është shumë e nevojshme”, theksoi për Titulli.com, Drilon Dalipi nga shkolla e mesme.
Këta të rinj u intervistuan gjatë seminarit të “Rinia aktive në Preshevë dhe Bujanoc” të mbajtuar në Bujanoc rreth funksionimit të organeve komunale ./Titulli.com/