Nxënësit e Luginës: Duam libra shqip
Lokale

Nxënësit e Luginës: Duam libra shqip

20.Nov.2015 22:18
0
Rrugët e qytetit të Preshevës sot ishin të mbushura me nxënës shqiptarë, të cilët kërkonin plotësimin e të drejtës së tyre elementare, që të mësojnë me abetare e libra shqip, e drejtë e cila u është mohuar nga institucionet e Serbisë.

Autoritetet serbe kanë bllokuar në terminalin doganor tekstet shkollore shqip të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, për nxënësit shqiptarë.

Protesta paqësore e mbajtur në Preshevë ka bashkuar nxënësit shqiptarë, të cilët protestonin nën moton “Dua abetaren time, duam librin shqip”, duke kërkuar kështu që t’iu lejohej të mësonin me tekste të botuara nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Nxënësit gjithashtu mbanin në duar edhe parulla me mbishkrimet, “Gjuha jonë nuk është bombë, tirania juaj po”, “Serbi, ndal etnocidin në Luginë të Preshevës”, “Liri për librin shqip” etj.

Gjatë kësaj proteste është mbajtur edhe një fjalim në emër të Këshillit të Studentëve të Luginës.

Fjalimi i Këshillit të Studentëve ishte si vijon:

A mund të burgosen librat? Dëgjuam dikë të thoshte JO.

Por kjo s’është e vërtetë. Librat tanë janë burgosur dhe ata po trajtohen si mall i ndaluar.
Më lejoni që para jush të parafrazoj ish presidentin francez François Mitterand, i cili pat thënë se në qoftë se njeriu nuk është i rrethuar me libra, ai e humb kontaktin me botën. Dhe, tani më është vërtetuar se qeveria serbe këtë po e do, që ne të humbasim kontaktin me botën e qytetëruar, që pastaj të na akuzojnë se jemi analfabetë, të paditur, primitivë, të pacivilizuar, të dhunshëm, johumanë e terroristë.
Por, ne mbi të gjitha duam që drita e diturisë të na shpjerë përpara, duam shkronjat tona shqipe në shkollat tona, duam librat tanë në gjuhën e bukur shqipe, duam për secilin shkollar nga një Abetare.
Të nderuar studentë, nxënës dhe ju prindër, periudha e iluminizmit ka kohë që ka kaluar por neve shteti serb po synon që akoma të na mbajë në errësirë.
Përmes burgosjes e mohimit të librit shqip, ata duan të na ndryjnë shpirtin me përdhunë. Por kjo kohë do të mbarojë një ditë, si çdo kohë e ndalimit, e dhunës e rrenës klluçe.
Tani e tutje, të nderuar qytetarë, shpirti jonë vetëm sa do të rebelohet më shumë e do të jetojë gjer në agun e një dite, një dite që patjetër do të çelë përmbi dhe.
Udhëtim nëpër skëterrë, e quante shkrimtari fatin e shqiptarëve që prekin skëterrën në tokën e vet, atë skëterrë që e ofrojnë shtetet si ky, në emër të demokracisë.
Ne i drejtohemi qeverisë serbe, se libri është fanar ndriçues që ndrit skëterrat e ngritura nga ju.
Andaj, nga ky vend iu themi: Lironi librat tanë!

Kthjelluni dhe reflektoni, mos i pengoni shqiptarët autoktonë në Luginë të Preshevës që t’i ushtrojnë të drejtat e tyre.

Për më sumë fotografi kliko: http://titulli.com/index.php?m=panel&pm=nalbum&alb=1

Gjimshiti transferohet te gjiganti italian?
KFOR heq ndalesën, aeroplan e helikopterë të Serbisë mbi qiellin e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration