Nxënësit e Bujanocit, shkëlqejnë me projektin inovativ-shkencorë në Mitrovicë (foto&video)
Lokale

Nxënësit e Bujanocit, shkëlqejnë me projektin inovativ-shkencorë në Mitrovicë (foto&video)

30.Apr.2017 14:01
0
Përfaqësues dhe nxënës nga shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc morën pjesë për herë të parë në panairin e shkencës dhe kulturës në Mitrovicë në të cilin u paraqitën ide-punime të ndryshme.

Të vetmit nga Lugina e Preshevës prezantuan projektin e tyre inovativ “smart-home” në fushën e teknologjisë dhe informatikës, ide që shtoi kurreshtjen e pjesëmarrësve shkruan Titulli.com.

Mevlan Ramadani, inxhinierë i elektrotenikës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” njëherit bashkëprojektues i idesë së prezantuar në fushën e shkencës është shprehur se aktivitetet e tilla të përbashkëta janë shumë të nevojshme për të rinjtë.

Pjesëmarrës nga shkolla e mesme në Bujanoc  ishin nxënësit Granit Saqipi, Sara Hasani, Lirije Dalipi dhe Blend Pajaziti të cilët u shpërblyen edhe me mirënjohje për kontrbutin e dhënë në ktë organizim.

Panairi është organizuar nga gjimnazi “Frang Bardhi” i Mitrovicës dhe morën pjesë edhe përfaqësues nga shkolla të Prishtinës, Vushtrrisë, Bujanocit dhe Ulqinit nga 27-29 prill, ndërsa  nxënësit janë socializuar mes veti./Titulli.com/

 

Ilir Meta vizitoi Preshevën dhe Bujanocin në vitin 2010, cila ishte porosia e shtetit Shqiptar?
Bahtiri nga Mitrovica më 5 maj viziton Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration