Nxënësit e “Naim Frashërit” vizitojnë “Sezai Surroin”, interesohen për profilet dhe kushtet (foto)
Lokale

Nxënësit e “Naim Frashërit” vizitojnë “Sezai Surroin”, interesohen për profilet dhe kushtet (foto)

27.Feb.2014 16:55
0
Një grup prej rreth 10 nxënësve filloristë sot qëndruan në shkollën e vetme të arsimit të mesëm në gjuhën shqipe në Bujanoc, “Sezai Surroi”. Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” nga Bujanoc, në përcjellje të dy koordinatorëve të këtij grupi, profesorëve Llukman Limani dhe Musa Gjymshiti, përveç që vizituan shkollën, për së afërmi u njoftuan edhe për profilet arsimore që ka ky institucion arsimor. Zëvendësdrejtori Vehid Vehbiu grupin e nxënësve nga shkolla fqinje i njoftoi për kushtet që ofron “Sezai Surroi” si dhe profilet arsimore. Ai me këtë rast ka theksuar se kjo shkollë plotëson standarde të larta Evropiane për zhvillim të procesit arsimor, derisa mësimi zhvillohet në dy ndërrime.vehid vehbiu-1 Nga ana tjetër Llukman Limani i tha Titullit se kjo vizitë ka për qëllim orientimin me kohë të nxënësve filloristë për në drejtimet e shkollave profesionale apo gjimnazeve. “Sot jemi këtu për tu njoftuar me profilet dhe profesionet që ofron kjo shkollë. Çfarë kushte ka në ato drejtime, a do të mund nxënësit të marrin bazë të mirë. Nëse një nxënës është i interesuar për informatikë por s’ka kabinetet të mira, atëherë do të kërkojë që mësimin e mesëm ta zhvillojë në ndonjë shkollë tjetër”, u shpreh Llukmani. nxenesit-2 “Mendojmë ti vizitojmë edhe shkollat e Preshevës të shohim drejtime tjera. Si p.sh. drejtimin e komunikacionit nuk e kemi në Bujanoc, por në Preshevë”, nënvizoi Llukman Limani. Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” të klasës së shtatë dhe të tetë, përveç vizitave në shkolla ata njëherit do të vizitojnë edhe shtëpitë e shëndetit, barnatoret, si dhe punëtorit tjera që merren me prodhime të ndryshme. nenesit-1 Vlen theksuar se ky projekt që mundëson zgjedhjen e profileve arsimore të nxënësve filloristë në tërë Serbinë, është mbështetur nga organizata gjermane GTZ, përmes Ministrisë së Arsimit të Serbisë./Titulli.com/
Udhëheqësia e Bujanocit shpalos potencialet para ministrave të Shqipërisë (foto)
Në 22 vjetorin e Referendumit, shqiptarët e Luginës së Preshevës më keq se kurrë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration