Nxënësit nga Novi Sadi vizituan moshatarët e tyre në Preshevë dhe Bujanoc
Nga tetë nxënës të SHF "Petefi Shandor" në Novi Sadi dhe SHF "Jovan Jovanoviq Zmaj" në Gjurgjevë me arsimtarët e tyre kanë kthyer vizitën e tyre moshatarëve nga Presheva dhe Bujanoci.Ata nga 23 deri 25 tetori janë shoqëruar me nxënësit e shkollave fillore “Ibrahim Kelemndi” dhe “Selami Halaçi” nga Presheva si dhe shkolla “Naim Frashëri” dhe “Muharrem Kadriu” nga Bujanoci.
Nikoqirët me moshatarët e tyre kanë organizuar program kulturoro-artistik, ndërsa në kuadër të vizitës kanë pasur edhe punëtori kreative. Nxënësit e Novi Sadit kanë vizituar edhe Paralelen e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.
Në fund të majit të këtij viti, nxënësit e shkollave të cekura nga Presheva dhe Bujanoci, kanë qëndruar në Novi Sad, ku kanë pasur mundësinë që të vizitojnë shkollën Jovan Jovanoviq Zmaj dhe Petefi Shandor, ndërsa përveç kësaj kanë pasur mundësinë që të vizitojnë lokalitetet e rëndësishme të Novi Sadi dhe ta njohin këtë qytet.
Vizitia është organizuar në kuadër të projektit “Zbatimi i rekomandimeve për avansimin e arsimit dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në shkollat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”. Bartësit e projektit janë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik dhe Trupit Koordinues, ndërsa aktivitetet realizohen përmes mbështetjes së Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd./TK/