Analiza nga Transparenca Serbia: Bujanoci më transparent se Presheva, (video)
Organizata Transparenca Serbia si pjesë e rrjetit të (Transparency International) ka prezantuar në ndërtesën e komunës së Vrajës raportin e projektit të rritjes së transparencës në 6 komuna dhe qytete në rrethin e Pçinjës dhe Rashkës.Ky raport i bërë për vitin 2015 kishte vlerësuar se janë përfshirë prezantimet zyrtare në internet të vetëqeverisjes lokale dhe marrjen e përgjigjeve të duhura për qasje të lirë në informata.
“Është e rëndësishme të theksohet se treguesit nuk kanë të bëjnë vetëm me detyrimet ligjore të njësive të qeverisjes vendore (JLS), por edhe të përfshihen informacione dhe procedurat që do të siguronte një nivel shtesë të transparencës”, u tha gjatë prezantimit të analizës nga përfaqësuesit të Transparenca e Serbia .
Analiza ka ranguar Vrajën e vendin 6 me indeks 60 (nga 100 poena), Bujanocin me indeks 47 në vendin e 41-të dhe Preshevën në vendin e 142 me indeks 15.
Ismail Pajaziti, kryeshef i administratës komunale në Bujanoc tha se në krahasim me komunën e Preshevës jemi të kënaqur por jo edhe sa kemi dëshirë që në të ardhmen të arrijmë.
“Në të ardhmen do të ndërmarrim që këtë pozitë ta përmirësojmë më afër dhe do të kemi një vend i cili do të jetën në mesin e komunave më të mira në Serbi”, tha mes tjerash Pajaziti.
Kryetari i komunës së Preshevës , Shqiprim Arifi akuzoi pushtetin e kaluar që nuk ka punuar në transparencë dhe se ajo është arsyeja që ata tani janë në opozitë duke premtuar se ai do të rangoj Preshevën në të ardhmen në nivelin më të mirë.
Transparenca Serbia ka punuar analizën dhe rekomandimet për avancimin e transparencës, projekt që është përkrahur nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi (OSBE).
Vërejtjet dhe rekomandimet për këtë analizë mundë të lexoni më shumë në webfaqen e Transparenca e Serbia www.transparentnost.org.rs, në ribrikën “Inicijative i analize”./Titulli.com/