Numri preliminar i banorëve të regjistruar në komunën e Preshevë arrin 59.024 (statistika)
Lokale

Numri preliminar i banorëve të regjistruar në komunën e Preshevë arrin 59.024 (statistika)

01.Nov.2022 06:38
0

Në komunën e Preshevës ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë që është realizuar nga 1-31 tetor sikur në gjithë territorin e Serbisë. 

Këto të dhëna do të përpunohen nga Enti i Statistikave të Serbisë dhe pasatj do të publikohet numri zyrtarë ndërsa kryeshefi i administratës komunale në Preshevë ka prezantuar numri që kanë regjistruar regjistruesit e autorizuar gjatë këtij procesi. 

“Qytetarë të nderuar të komunës së Preshevës, i gjithë procesi regjistrimit përfundoi me sukses. Ju shpreh 59.024 falënderime për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që keni treguar me regjistruesit dhe instruktorët. Regjistruesit e kanë pasur ndoshta punën më të vështirë duke vizituar plot 11.654 familje por ata këtë gjë përveç se e morën si detyrë e obligim, e kishin edhe mision kombëtar”, shkroi Ramadani.

Ai theksoi se ky regjistrim tregoi se jemi shumë më shumë se sa kanë menduar për ne. 

Në 35 vendbanime numri i banorëve është ky: 

Preshevë: 24.343 banorë - 5.077 amvisëri

Rahovicë: 6.355 - 1.096

Miratocë: 5.567 - 871

Raincë: 3.605 - 643

Corroticë: 2.916 - 497

Zhunicë: 2.039 - 351

Tërrnavë: 1.968 - 397

Geraj: 1.864 - 338

Norçë: 1.477 - 229

Strezoc (Ashanë): 1.431 - 305

Bukuroc: 1.314 - 217

Bushtranë: 1.275 - 239

Leran: 992 - 262

Çukarkë: 760 - 170

Shoshajë e Poshtme: 603 - 101

Golemidoll: 417 - 94

Sllavujevcë: 371 - 259

Depcë: 316 - 81

Cakanoc: 225 - 69

Maxhere: 224 - 25

Ilincë: 162 - 19

Buhiç: 150 - 26

Sefer: 106 - 22

Kurbali: 82 - 35

Stanec: 81 - 33

Bukoc: 69 - 27

Ranatoc: 67 - 13

Peçen: 64 - 14

Shoshajë e Epërme: 54 - 8

Caravajkë: 45 - 16

Svinjishte: 39 - 57

Gosponicë: 33 - 15

Bërçec: 6 - 6

Lanik: 4 - 27

Gare: 0 - 15

_____________________________

Gjithsejtë: 59.024 banorë - 11.654 amvisëri

Serbia sikurse ‘Rusia e Vogël’, mbi 100 mijë rusë vendosen në Beograd
Arifi merr pjesë në Beograd për 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration