Arifi merr pjesë në Beograd për 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë (foto)
Kryetari i komunës së Bujanocit mori pjesë në 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Me ftesë të ambasadorit të Republikës së Turqisë në Serbi, Shkëlqesisë së Tij Hami Aksoy, mes miqësh dhe diplomatësh, festuam 99 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.
Marrëdhëniet tona me shtetin turk janë të shkëlqyera dhe datojnë shumë herët. Një shembull i bashkëpunimit të mirë dëshmohet edhe përmes Agjencionit për Zhvillim dhe Koordinim TIKA ku po jep rezultate në investime në infrastrukturë e bujqësi.
Gjatë këtij eventi takova edhe shumë diplomatë, në mesin e tyre edhe Ambasadorin e SHBA-së, Shkëlqesinë e Tij Christopher Hill.