Numri i shqiptarëve në Luginë, takim me Qeverinë në Beograd (Foto)
Lokale

Numri i shqiptarëve në Luginë, takim me Qeverinë në Beograd (Foto)

12.Jun.2015 16:17
0

Në kryeqytetin e Serbisë është zhvilluar takimi i radhës në mes të përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe atyre të Qeverisë së Republikës së Serbisë, në prezencë edhe të faktorit ndërkombëtar. 

Vlerësimi i numrit të popullsisë në Luginë të Preshevës ka sjellë në një tavolinë kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, deputetët popullor si dhe përfaqësues të administratave lokale me ata të Qeverisë së Serbisë dhe ndërkombëtarët.

Në këtë takim me spektrin politik shqiptar, Qeveria e Serbisë është përfaqësuar nga zyrtarë të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisje Lokale, raporton Titulli.com.

Qëllimi i takimeve mes spektrit politik shqiptar dhe qeveritarëve në Beograd është gjetja e një modaliteti për vlerësimin e numrit të popullsisë shqiptare në rajonin e Luginës së Preshevës, të cilët në vitin 2011 kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë.

Palët kanë përafruar qëndrimet, ndërsa edhe matej kërkohet gjetja e mënyrës se si do të vlerësohet numri i popullatës pa kryer regjistrim si ai i vitit 2011.

Të pranishëm në takim nga ndërkombëtarët ishte ambasadori i Shteteve të Bashkura të Amerikës,  Michael Kirby, diplomati i Britanisë së Madhe, Denis Keefe, ambasadori i OSBE-së në Beograd, Peter Burkhard si dhe përfaqësues nga BE.

Takimi i së premtes është vazhdimësi e takimit me delegacionin e bashkësisë ndërkombëtare i zhvilluar ditë më parë në Luginë. /Titulli.com/

Ragmi Mustafa merr pjesë në konferencën e përhershme të komunave dhe qyteteve
Kuiz fetar në "Sezai Surroi", fitues "˜Xhevahiri i Medinës" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration