Numri i lindjeve shënon rënie për 2.8 për qind në Serbi
Enti republikan për statistikë i Serbisë njoftoi se në vitin 2020 në këtë vend numri i foshnjave të lindura arriti në 61.693 që është për 1.791 persona, gjegjësisht 2.8 për qind më pak se në vitin 2019, kur numri i lindjeve ishte 63.484.
Në janar, qershor dhe shtator të vitit 2020 kanë lindur më shumë fëmijë sesa në muajt e njëjtë të vitit 2019 ndërsa në të gjithë muajt tjerë u regjistrua numër më i vogël i foshnjave të lindura, transmeton Titulli.com.
Numri i të vdekurve në Serbi në vitin 2020 arriti në 114.954 që është për 13.991, gjegjësisht 13.9 për qind më shumë se në vitin 2019, kur numri i të vdekurve ishte 100.963.