Nuk ka kuadro mjekësore për ambulancën e Tërnocit, pacientët e pakënaqur
Lokale

Nuk ka kuadro mjekësore për ambulancën e Tërnocit, pacientët e pakënaqur

15.May.2017 07:54
0
Anëtarët e Këshillit Komunal të Bujanocit në mbledhjen e fundit përveç tjerash diskutuan edhe për pritjet e shumta të pacientëve dhe mungesën e shërbimeve në ambulantën e fshatit Tërnoc.

Veli Idrizi,  anëtarë i këshillit pyeti drejtoreshën e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc për arsyet e mos funksionimit të ndërrimeve të orarit të punës.

“Pse në ambulancën e fshatit Tërnoc nuk funksionojnë dy ndërrime ngase e dimë që kërkesa është mjaft e madhe”, ju drejtua Idrizi, shkruan Titulli.com.

Lela Jovanoviq, drejtoreshë e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc u arsyetua se s’kanë mundësi për shërbime të dy ndërrimeve.

“Ne po përballen me mungesë të kuadrove jo vetë në Tërnoc por edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, dhe se patjetër që duhet të duhet të presin plan projektin prej Ministrisë së Shëndetësisë që gjërat të rregullohen”, theksoi Jovanoviq.

Idrizi  paraqiti edhe shqetësimin e tij ndaj fillimit të punës së mjekëve në ambulancën e Tërnocit në orën 09:00 të mëngjesit gjë që krijon radhë e pritje të gjata nga pacientët si dhe mos përkthimin e materialeve të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc në gjuhën shqipe, për të cilat nuk mori përgjigje nga ana e drejtoreshës Jovanoviq./Titulli.com/

Shqiptarët e shpërngulur nga Lugina, banorë të "askujt"! (video)
Ndërroi jetë Xhevat Fejzullahu, profesor i shkollës së mesme në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration