Nuk ka kuadro mjekësore për ambulancën e Tërnocit, pacientët e pakënaqur
Anëtarët e Këshillit Komunal të Bujanocit në mbledhjen e fundit përveç tjerash diskutuan edhe për pritjet e shumta të pacientëve dhe mungesën e shërbimeve në ambulantën e fshatit Tërnoc.Veli Idrizi, anëtarë i këshillit pyeti drejtoreshën e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc për arsyet e mos funksionimit të ndërrimeve të orarit të punës.
“Pse në ambulancën e fshatit Tërnoc nuk funksionojnë dy ndërrime ngase e dimë që kërkesa është mjaft e madhe”, ju drejtua Idrizi, shkruan Titulli.com.
Lela Jovanoviq, drejtoreshë e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc u arsyetua se s’kanë mundësi për shërbime të dy ndërrimeve.
“Ne po përballen me mungesë të kuadrove jo vetë në Tërnoc por edhe në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, dhe se patjetër që duhet të duhet të presin plan projektin prej Ministrisë së Shëndetësisë që gjërat të rregullohen”, theksoi Jovanoviq.
Idrizi paraqiti edhe shqetësimin e tij ndaj fillimit të punës së mjekëve në ambulancën e Tërnocit në orën 09:00 të mëngjesit gjë që krijon radhë e pritje të gjata nga pacientët si dhe mos përkthimin e materialeve të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc në gjuhën shqipe, për të cilat nuk mori përgjigje nga ana e drejtoreshës Jovanoviq./Titulli.com/