Nuhi Memishi, shqiptari i vdekur në Liqenin e Gjenevës ende gjendet në spital
Dje policia e Gjenevës ka gjetur një trup të pa jetë në Liqenin e Gjenevës, që i përkiste një 40-vjeçari. Viktima është raportuar të jetë nga Presheva me emrin Nuhi Memishi (40) nga fshati Isivukë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës. Kufoma ende ndodhet në spital.
Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu ne Gjenevë.
I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçare dhe djalin një vjeçar.