Novosti: Thaçi shkon në Paris për t’ia bërë të ditur Macronit se e do Luginën pjesë të Kosovës
Lokale

Novosti: Thaçi shkon në Paris për t’ia bërë të ditur Macronit se e do Luginën pjesë të Kosovës

22.May.2019 15:32
0

Duke folur për takimin e 1 korrikut në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka drejtuar edhe një herë gishtin kah Beogradi, shkruan Novosti serb.

E përditshmja serbe 'Novosti' shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të shkojë në takimin e inicuar nga presidenti francez Emanuel Macron, për të gjetur ‘mbështetje për idenë e tij që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës.

“Ai e konsideron këtë si një ndreqje të një padrejtësie historike”, shkruan Novosti, përcjell Periskopi.

“E shoh të nevojshme korrigjimit e kufirit por pa u prekur territori i Republikës së Kosovës. Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim dhe këtë ide do ta prezantoj edhe në Paris”, citon novosti serb deklaratën e Thaçit.

Ky medium serb shkruan se një ‘tendencë e tillë mund të kontribuojë që dialogu të vazhdojë të mbetet i bllokuar, përkundër takimit që është thirrur në Berlin më 29 prill edhe edhe këtij në Paris më 1 korrik.

‘Në përgatitje për Samitin e Parisit, Hashim Thaçi ka diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, derisa Ramush Haradinaj ka darkuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta”, shkruan ky medium.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration