Novi Sad: Paralajmërohet konferenca evropiane kushtuar mediave të pakicave
Lokale

Novi Sad: Paralajmërohet konferenca evropiane kushtuar mediave të pakicave

21.Jun.2017 20:04
0
Konferenca e parë evropiane kushtuar mediave të pakicave dhe atyre lokale e cila duhet të mbahet muajin nëntor në Novi Sad është paralajmëruar gjatë konferencës së sotme në Edsheg.

Sipas Rosalie Ekres konferenca e parë rajonale e mediave të pakicave është organizuar pesë vjet më parë, në mënyrë për të fuqizuar ato, për të rritur dukshmërinë dhe praninë e publikut të gjerë.

“Çdo dialog që synon forcimin e pozitës së pakicave kombëtare është jashtëzakonisht e dobishme, veçanërisht nëse ato përfshijnë harmonizimin e marrëdhënieve të të gjithë aktorëve të një komuniteti. Rëndësia e këtyre konferencave është dëshmuar edhe në faktin se ajo bëhet kornizë e tanishme dhe të bëhet evropiane, e cila dëshmon cilësinë e programeve që janë praktikuar”, theksoi Dalibor Roziç anëtar këshilli i Qytetit për kulturë.

Siç vuri në dukje Xhorxhe Vukmiroviç mbështetja e qeverisë së krahinës do të vazhdojë në mënyrë që të ruhet diversiteti i informimit të  në gjuhët e komuniteteve etnike.

“Sistemi Informativ në  Vojvodië ka 230 media ku 60 prej tyre janë të pakicave.Tregu i tyre është ngushtuar dhe mbështetja e shtetit është e nevojshme, por ne do të ndajmë edhe 3 milion dinarë në konkursin e radhës”, tha Vukmiroviç.

Natash Heror, drejtoresh e Heror Media Pont një nga organizatorët paralajmëroi se platforma e konferencës shërben për arritjen e dialogut mes sektoreve medial kur është në pyetje  forcimi i mediav të pakicave.

Ajo theksoi se organizimi i konferencës do të jetë cikli i pestë dhe se konferenca evropiane ka përqëllim të zgjerohet, përmorësohet por edhe që Novi Sadi të pozicionohet si qendër për zhvillimin e mediave të pakicave dhe lokale./Titulli.com/

Vërtetohet validiteti i diplomave të Universitetit Internacional të Novi Pazarit
Akuza dhe kritika mes Musliut dhe Mitroviq në kuvendin e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration