Lokale
Novakoviq në Tërnoc pritet me fjalët: “Ju jeni një bandë e pastër e hajnave” (video)
Drejtori gjeneral i Elektrodistribucionit “Jug-lindje” (Jugositok) Nish, Igor Novakoviq, sot ka qëndruar në Tërnoc për të shikuar situatën, më shumë rreth vjedhjes së rrymës, se sa është stabile furnizimi i këtij vendbanimi shqiptar me energji elektrike.
I përcjellur nga eskorta e tij, Novakoviq zbriti në qendër të Tërnocit, u përshëndet me punëtorët e Eletrodistribucionit dhe menjëherë kërkoi listën e regjistrave të orëve të cilat gjenden në shtyllat e rrymës, për të cilat shumë herë qytetarët e këtij fshati kishin kërkuar të hiqen.
Pas një kontrolli që bëri, si në njehsorët elektrik në orët e vendosura në shtyllat që si funksion primar kanë parandalimin e vjelljes, ai njëherit u fut edhe në shtëpitë private së bashku me bashkëpunëtorët e tij, për të lexuar matësit e orëve.
[caption id="attachment_106643" align="aligncenter" width="640"] Oret matese ne shtyllat, Ternoc[/caption]
Në fund drejtori i Elektrodistribucionit – Juglindje-Nish, Igor Novakoviq tha se “kemi ardhur në përfundim se gjendja pas këtij kontrolli në fshatin Tërnoc të Madh nuk ka asnjë gabim sa i përket leximit të orëve”, raporton Titulli.
Mirëpo, disa qytetarë kishin vërejtjen në fryrjen e faktuarave, siç ishte rasti i Haki Velijit i cili cysh në hyrje të pronës së tij, drejtorit Novakoviq, i tha se “Ju jeni një bandë e pastër e hajnave”.
“Kutitë me njehsorët të cilat janë të vendosura në shtylla i shërbejnë vetëm punëtorëve të elektrodistribucionit për të lexuar gjendjen”, u shpreh për gazetarët Novakoviq, ndërsa në pyetjen e gazetarit të Titullit se këta njehsorë elektrikë a janë të vendosur edhe në shtyllat e vendbanimeve ku jetojnë serbët ai u përgjigj, “po”.
Ai gjithashtu u pyet për numrin e vogël të punëtorëve shqiptarë të cilët punojnë në këtë ndërmarrje shtetërore, që në komunë të Bujanocit është vetëm 6 punëtorë, përkundër 30 punëtorëve tjerë serb.
“Kuadri i të punësuarve në ndërmarrjen tonë është i përzierë kemi edhe serb edhe shqiptarë, tani kemi shqiptarë të punësuar edhe në sportel”, theksoi drejtori Gjeneral Novakoviq, të cilit gazetari i Titullit i kujtoi se në këtë sportel është i punësuar vetëm një shqiptar.
Drejtori gjeneral i Elektrodistribucionit “Jug-lindje” (Jugositok) Nish, Igor Novakoviq tha se vizitën e tij do ta vazhdojë në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Aleksincë, Bor etj.
Vlen theksuar se banorët e fshatit Tërnoc disa here ishin ngritur në protestë kundër vendosjes së orëve matëse në shtylla, e sidomos ngritjes së tyre në një lartësi të lartë, ku pas çdo rënie të sistemit elektrik, nga ndonjë mbingarkesë, ata detyroheshin të kërkonin ndihmën e punëtorëve të elektrodistribucionit për të kthyer siguresën në funksion.
Kjo është hera e parë që një drejtorë gjeneralë i Elektrodistribucionit i bënë vizitë fshatit më të madh shqiptar në Luginë të Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!