Nostrifikimi i diplomave të Kosovës për shqiptarët e Luginës, problem i pazgjidhur me Serbinë (video)
Lokale

Nostrifikimi i diplomave të Kosovës për shqiptarët e Luginës, problem i pazgjidhur me Serbinë (video)

04.Sep.2016 18:53
0
Almedin Ramizi, ka tri vite që është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Po bëhen dhjetë muaj që ka aplikuar për njohjen e diplomës në Serbi, por për të ka vetëm një përgjigjeje, ende nuk ka filluar punën zyra ndërmjetëse për njohje të diplomave SPARK.

Autoritetet qeveritare në Serbi, vazhdojnë prolongimin e zgjidhjes së problemit të diplomave dhe ende nuk kanë marrë as një hap pozitiv thuhet në Komisionin për Arsim pranë Këshillit Nacional Shqiptarë, shkruan Titulli.com.

Jonuz Musliu, ka fajësuar mos zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për njhje reciproke të diplomave të arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtarë.

Janë qindra të diplomuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët presin për njohjen e diplomave të tyre në Serbi. Ndërkohë, nevojat për kuadro sa vinë e shtohen, ndërsa zgjidhja e këtij problemi vazhdon të prolongohet./B.Rexhepi/Titulli.com/

Shkrimtarë nga Presheva dhe Mitrovica fillojnë bashkëpunimet kulturore
Lugina e Preshevës, pjesë e aktivitetit historiko-kulturor në Sarandë e në Konispol
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration