Një mashkull mbyt veten duke kërcyer nën tren
Një mashkull rreth të 60-ve ka kërcyer nën trenin në linjën ndërkombëtare, në stacionin e Vranjës.
Policia në Vranjë, sipas mediave lokale deri më tani nuk ka dhënë informacion rreth rastit, ndërsa është mësuar se viktima nuk kishte me vete dokumente identifikimi.
“Mashkulli sipas të gjitha gjasave me qëllim ka kërcyer nën tren i cili po lëshonte stacionin hekurudhorë të premten rreth orës 4:10 minuta”, njoftojnë mediat në Vranjë.
Treni nën të cilin u hodh viktima po lëvizte në relacionin Shkup – Nish, derisa gjatë kryerjes së kontrollit deri në orën 6:30 komunikacioni hekurudhorë në këtë lokacion ishte ndërprerë.
Trupi ishte dërguar në obduksion në mënyrë që të identifikohej personi i aksidentuar, mirëpo të dhëna zyrtare nuk ka pasi zëdhënësi i Qendrës Mjekësore në Vranjë punon vetëm deri në orën 15:00./Titulli.com/