Një i vdekur në aksident, i përfshirë kamioni nga Bujanoci
Lokale

Një i vdekur në aksident, i përfshirë kamioni nga Bujanoci

21.Aug.2015 15:00
0
Njëri prej katër personave të lënduar në aksidentin e së enjtes në mbrëmje, në rrugën Vranjë "“ Vlladiçki Han, afër fshatit Panevle, ka ndërruar jetë gjatë natës për shkak të plagëve të marra.

Sipas zëdhënësit të SP në Vranjë, Dragan Stamenkoviq, bëhet fjalë për M.S. (1967) e gjinisë femër nga Oxhaka.

Burri i sajë M.S. (1966) është lënduar rëndë në këtë fatkeqësi komunikacioni, derisa dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë.

Deri tek aksidenti erdhi të enjten rreth orës 18h kur kamioni i “Hebës” së Bujanocit dhe vetura me targa të Somborit janë ndeshur.

Kamioni po udhëtonte nga drejtimi i Vlladiçki Hanit për në Vranjë, përderisa vetura po vinte nga drejtimi i kundërt.

Automobili i markës “Skoda Fabia” ku gjendej familja katër anëtarësh, ishte pothuajse i tëri i shtypur në pjesën e përparme, ndërsa kamioni kishte fluturuar qindra metra në një fushë të afërt.

Me këtë rast ngasësi i kamionit “Volvo”, të cilin e drejtonte M.N. (1966) nga Komuna e Bujanocit, është ndaluar nga policia duke i caktuar masën e mbajtjes, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, vepër e rëndë kundër sigurisë në komunikacionin publik.

Sipas policisë, familja po ktheheshin nga pushimet. /Titulli.com/

Shoqëria civile në Bujanoc, shumë organizata, pak aktivitete (Foto & Video)
Kamberi: Vuçiqi me tri fytyra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration