Njolloset flamuri kombëtarë në selinë e partisë në Bujanoc (video)
Alternativa për Ndryshim në Bujanoc përmes një njoftimi për media ka vlerësuar se natën midis 27 dhe 28 Nëntorit dikush ka tentuar ta njollos flamurin kombëtar shqiptar i cili valvitej në ndërtesën e selisë së këtij subjekti politik në qendër të qytetit.APN në Bujanoc, gjykon ashpër këtë veprim dhe akuzon shërbimet e pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe kërkon që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe faktorët tjerë shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë.
Kjo parti kërkon edhe sqarim zyrtar nga organet shtetërorë të sigurisë për më tepër shikoni video linkun e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc.