Manifestim fetar për ditëlindjen e Pejgamberit Muhamed në xhamitë e komunës së Bujanocit
Këshilli Bashkësisë Islame në Bujanoc organizon nëpër disa xhami të komunës së Bujanocit manifestim fetar për nderë të ditëlindjes së Muhamedi a.s.Ky aktivitet fillon më manifestimin më 1 Dhjetorë në xhaminë e mesme në Tërnoc duke filluar nga ora 14:30 ndërsa vazhdon në vendbanime tjera deri më 16 Dhjetor.
Organizimet mbahen sipas këtij orari më 3 Dhjetor në xhamin e fshatit Lluçan, 7 Dhjetor në Nesalcë, 10 Dhjetor në Bilaç, 12 Dhjetor në Konçul dhe më 16 Dhjetor në xhaminë e fshatit Oslarë.
Programi i organizuar nga KBI në Bujanoc përmban lexim të asherreve, ilaçi, pjesë të mevludit, monolog, recitime e ligjërata fetare nga mysafiri special prof Jusuf Zymeri nga Kumanova.
Pjesëmarrja është e hapur edhe për gjininë femërore në pjesë e aktit të dytë të xhamisë –mafil./Titulli.com/