Njoftim nga komuna e Bujanocit: Pezullohet qarkullimi në rrugën kryesore për shkak të asfaltimit
Lokale

Njoftim nga komuna e Bujanocit: Pezullohet qarkullimi në rrugën kryesore për shkak të asfaltimit

18.Aug.2020 20:50
0

Komuna e Bujanocit përmes një njoftimi sqaron opinion për qarkullimin në rrugën kryesore të qytetit për shkak të punimeve të asfaltimit që do të kryhen.

Ky është njoftimi i plotë i komunës së Bujanocit: 

Njoftojmë qytetarët e komunës së Bujanocit dhe më gjërë se përshkak të punimeve në rrugën kryesore Karagjorgje Petroviq që fillon nga Posta e qytetit në drejtim të parkut të qytetit do të pezullohet trafiku rrugor për arsye të rekonstruimit të kësaj rruge.

I gjithë trafiku në drejtim të Shtëpisë së Shëndetit, Stacionit Policor do të qarkullojë në rrugën "Bore Stankoviqa", e cila do të qarkullojë në dy kahje dhe një pjesë e rrugës "Karagjorgja Petroviqa" (kjo rrugë do të jetë e lirë për trafik në dy kahje). Në rrugët e lartëpërmendura parkingjet publike do të pezullohen përkohësisht për të lejuar kalimin e automjeteve në dy kahje, ndërsa ky regjim i qarkullimit është planifikuar për periudhën nga 19.08.2020 deri në momentin e kryerjeve të punimeve.

Paraprakisht falemnderojmë qytetarët për mirëkuptim duke i ftuar që ta respektojnë pezullimin e përkohshëm të komunikacionit me qëllim që ekzekutimi i punimeve të bëhet sa më parë.

Serbia vendos tela me gjemba afër Preshevës në kufirin me Maqedoninë e Veriut (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration