Njihuni me shtetin më të vogël në botë
Atraktive

Njihuni me shtetin më të vogël në botë

18.Sep.2021 07:46
0

Sealand është një principatë e vogël, që gjendet 12 kilometra larg brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar, pranë qytetit të Ipswich dhe qytetit bregdetar Felixstowe, dhe është vendi më i vogël në botë.

Sealand është vetëm një platformë detare, rreth 500 metra katrorë. Historia e Sealand daton në vitin 1942, kur ushtria britanike ndërtoi platforma për të qenë në gjendje të mbrohej kundër sulmeve ajrore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë, pozicioni i Sealand ishte shumë i përshtatshëm për instalimin e stacioneve pirate, duke u pushtuar përgjatë 10 viteve nga grupe të ndryshme piratësh.

Derisa u shfaq Patrick Roy Bates, ish-komandant i Marinës, i cili mori platformën dhe shpalli Principatën e Sealand. Në 1975, Bates shkroi Kushtetutën, krijoi monedhën e vet, orkestroi himnin dhe krijoi një flamur.

Michael, djali i Bates, thotë se ende sot vijnë qindra aplikime “online” për të marrë pasaportën e Principatës dhe suvenirë të ndryshëm, por ajo që kërkohet më shumë është titulli “Lord” ose “Lady”, që kushton 36,99 euro./a2cnn/

 
Vuçiq shqyrton 3 ose 17 prillin e vitit 2022 për zgjedhjet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration