Lokale
Një pjesë e shoqërisë civile nga Bujanoci, merë mbështetje nga Tirana
Një grup i organizatave joqeveritare nga Bujanoci kanë qëndruar ditën e premte për një vizitë në Tiranë dhe kanë zhvilluar takime në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ku janë shkëmbyer mundësit e bashkëpunimit dhe ndihmesës së ndërsjellë.
Koordinatorja e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Vjollca Aliu dhe Sali Salihu janë takuar me Leart Kola, këshilltarë për rini në qeverinë Rama dhe është biseduar për realizimin e disa projekteve që janë në interes ë qytetarëve të Bujanocit.
[caption id="attachment_112793" align="aligncenter" width="480"] Koordinatorja e Zyrës për të Rinj në Bujanoc, Vjollca Aliu dhe Sali Salihu gjatë takimit me Leart Kola, këshilltarë për rini në qeverinë Rama[/caption]
“Na u ofrua bashkëpunim në një projekt ndërkufitarë, vizita të ndërsjella dhe mbi të gjithë mbretëroi një mikpritje vëllazërore”, tha Vjollca Aliu.
Gjithashtu edhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së dhe Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara “Të jetojmë së Bashku” në Bujanoc kanë biseduar me Bardhylka Kospiri, zëvendësministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Edmond Isufi, kryetar OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc deklaroi për Titullin se takimi ishte shumë miqësorë dhe se kanë marrë mbështetjen për përkrahjen e disa kërkesave të kësaj shoqate.
“Ne kemi kërkuar që studentëve të familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës nga vendi jonë t’i mundësohen studimet falas nëpër universitete të ndryshme në Shqipëri. Gjithashtu kërkesa jonë ishte edhe rehabilitimi për ish pjesëtarët e UÇPMB-së dhe mjekimi falas për këtë shtresë të shoqërisë dhe familjeve të dëshmorëve”, tha Isufi.
Afrim Agushi, sekretar në shoqatën e personave me aftësi të kufizuara “Të jetojmë së Bashku” në Bujanoc gjatë takimit të përbashkët më Bardhylka Kospirin ka marrë mbështetjen për ndihmë teknike dhe operative.
“Jemi akorduar që një grup prej ministrisë për mirëqenie sociale dhe rini të na aftësojnë në përpilimin dhe aftësimin e projekteve të shoqatës sonë. Ne kemi propozuar që grupi i tyre të vijnë në Bujanoc dhe të fillojmë procesin e aftësimit”, tha Agushi.
Komuna e Bujanocit ka nis një bashkëpunim me institucionet qendrore në Tiranë në shumë fusha duke përfshi edhe sektorin e biznesit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!