Ekspozita “Ana tjetër e Luginës” promovohet në Bujanoc (video)
Lokale

Ekspozita “Ana tjetër e Luginës” promovohet në Bujanoc (video)

21.Mar.2014 22:24
0
Një grup i artistëve të rinj nga Lugina kanë promovuar ekspozitën me piktura dhe fotografi të ndryshme të vendosura në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Organizatorët janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë ngjarje kulturore. Flutra Aliu, organizatore dhe e cila ka prezantuar disa fotografi në këtë ekspozitë është shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen dhe se kjo ishte hera e parë e një organizimi të këtillë në Bujanoc. Edhe Krenar Halimi, i cili prezantoi me disa fotografi në këtë ekspozitë tha se vlerat kulturore të këtilla nuk kanë përkrahjen e duhur nga institucionet lokale mirëpo puna e tyre do të vazhdojë në promovimin e vlerave të artit. Duke përshëndetur këtë aktivitet kulturor drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Arsim Asllani nikoqir i kësaj ekspozite është shprehur se rrallë ndodhë që ngjarje të këtilla kulturore të prezantojnë artistët nga rajoni ynë. ekspozita-1 “Në një kohë të vështirë për të gjithë neve posaçërisht për botën e artit, këta artist na shpjegojnë me një dimension tjetër të perceptimit të realitetit tonë”, tha Asllani. Ai duke përgëzuar këta artistë për punën e tyre kërkoi që edhe institucionet tjera komunale të përkrahin aktivitete të këtilla. Avni Zahiri, pedagogë i artit në Bujanoc tha se është e vështirë të flitet për artin e pjesëmarrësve dhe kjo ekspozitë është interesante dhe ka vlerë të veçantë për artistët e rinj. Ekspozita “Ana tjetër e Luginës” përfshinte fotografi dhe piktura të jetës në Luginë dhe është synuar përmes kësaj të paraqitet jeta reale e shoqërisë e cila jeton në këtë rajon. Artistët e ekspozitës ishin dy fotograf Flutra Aliu e Krenar Halimi dhe piktor Fitore Fejzullahu, Leoneta Abdyli dhe Mentor Avdili./Titulli.com/
Një pjesë e shoqërisë civile nga Bujanoci, merë mbështetje nga Tirana
Beqiri: E papranueshme funksionimi i minibazave në Cepotin të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration