Nisma e re politike nga Bujanoci i drejtohet ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë
Driton Rexhepi, bartës i nism♪7s së politike "Lëvizja për Bujanocin" përmes një shkrimi në Facebook i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.
Postimi në Facebook nga "Lëvizja për Bujanocin"
MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME Братислав Гашић
I nderuar ministër,
Intergrimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore e edhe formimi i policisë multietnike ishte pjesë e marrëveshjes së paqes në Luginë pas konfliktit të vitit 2000-2001. Në policinë multietnike përfaqësimi do të duhej të ishte proporcional me strukturën nacionale të komunitetit të komunës sonë, gjë që do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet policisë dhe qytarëve, në krijimin e një jete të sigurtë në komunën tonë.
Kyçja policëve proporcionalisht me strukturën nacionale të popullsisë domosdoshmërisht do të ndihmojë edhe në ngritjen e mirëbesimit të qytetarëve ndaj policisë, duke krijuar mundësi që policia në mënyrën më të mirë dhe më të përshtatshme t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve në luftimin e dukurive negative dhe duke garantuar siguri dhe mirëqenie për gjithë qytetarët tanë, pa dallim etnie.
Në ndarjen e pozitave udhëheqëse brenda strukturës organizuese të Stacionit Policor në Bujanoc dhe Administratës Policore në Vranjë, do të duhej të reflektonte struktura nacionale e popullsisë lokale dhe kjo me patjetër është nevojë urgjente që kontribuon direkt në rritjen e mirëbesimit mes popullit dhe organit më të lartë të sigurisë - policisë.
Avancimi i kuadrove si atyre që janë në marrëdhënie pune po edhe inkuadrimi shtesë nga jashtë sipas parimit të meritokracisë është element kyç që ndikon në rritjen e mirëbesimit ndaj institucionit që ju drejtoni.
Ka edhe probleme që kërkojnë zgjidhje dhe transparecë të plotë kur raportoni për to e njëri ndër ta është problemi i pasivizimit të adresave të qytetarëve nga regjistri civil në mënyrë selektive. Është tejet shqetësuese kjo situate e krijuar më pasivizimin e adresave për gjithë qytetaret e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, po aq sa krijon kokëdhimbje për policët, mjafton rasti i zyrtarit policor në fsh.Osllarë, i cili ndjeket penalisht, se duke numëruar e rinumruar qytetarët në teren. Duhet të shihni praktikat e shteteve fqinje përreth dhe zgjidhni këtu situate, ngaqë shqetëson pamasë popullin shqiptar që ka jetuat me vite në këto treva e në mënyrë të padrejtë jeni duke i fshirë nga regjistri civil edhe pse kanë prona të paluajtshme dhe paardhësit e tyre në këtë vend.
Problem tjetër janë pritjet e panevojshme të qytetarëve për shërbimet administrative për të cilat kanë nevojë, shpesh me arsyetimin se sistemi ka dal jashtë funksionit, e veçanërisht në periudhën, kur bashkëatdhetarët vijnë nga diaspora në vendlindje. Këto imazhe “të pritjeve në rend" nuk mund të quhen ndryshe pos fyerje e dinjitetit të qytetarëve pa dallim përkatësie nacionale, e që lehtësisht po pati vullnet nga ju dhe administrate juaj mund të zgjidhen.
Ja disa zgjidhje:
• Të angazhohen punëtorë shtesë që do të punojnë në dy ndërrime duke i ofruar shërbime qytetarëve pa lejuar që pritjet të stërzgjaten
• Të respektohen më mënyrë strikte terminet gjatë periudhës korrik-gusht dhe periudhës 15-30 dhjetor, kur fluksi i qytetarëve tanë që vijnë nga diaspora është shumë i madh dhe numri i kërkesave rritet,
• Të vendoset sistemi i numrave elektronik të radhës për palët që janë duke pritur,
• Të vendoset shërbimi i pagesave online përmes kartelës bankare, në mënyrë që t’i lehtësohet qytetarëve pagesa e taksave për shërbimet e kërkuara.
E Administrata Komunale e Bujanocit gjatë kësaj periudhe do të organizojë punën e shërbimit të ofiqarisë me të njetin orar të punës me ju, në mënyrë që koordinimi mes jush dhe administratës së pushtetit lokal të jetë në dispozicionin e qytetarëve tanë që vijnë nga diaspora për pushime në vendlindje e për të kaluar kohë me familjarët e tyre e jo për të pritur çdo ditë para stacionit policor.
Driton Rexhepi