Bujanoci me iniciativë të re politike, i prin Driton Rexhepi (video)
Në komunë të Bujanocit sot është promovuar një iniciativë e re politike, bartësi i kësaj është Driton Rexhepi kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet lokale të vitit 2020.
Postimi në Facebook nga Driton Rexhepi:
Unitet me sovranin
Rruga jonë e ngushtë e profesionit, apo puna e secilit, nuk guxon të jetë më e rëndësishme dhe e pavarur nga rruga e gjerë, e përbashkët e të gjithëve.
Për të realizuar një projekt madhor nuk nevojitet që të gjithë të bëjnë plane e veprime të mëdha, por që të gjithë të punojmë për një projekt të përbashkët dhe që secili nga ne të mbajë qoftë edhe veç një gur në ndërtimin e tij – gurin e besimit, të veprimit, apo të shpresës.
Na priftë e mbara në punët që na presin
Lëvizja për Bujanocin