Niset haxhilerët e parë nga Presheva (video)
Lokale

Niset haxhilerët e parë nga Presheva (video)

02.Sep.2016 17:05
0
Gjatë ditës është bërë nisja e 12 haxhinjeve të parë nga komuna e Preshevës duke marrë rrugën për të shkuar në vendet e shenjta Meke dhe Medine.

Edhe këtë vit sikur viteve tjera Myftinia e Luginës së Preshevës ka bërë organizimin e kryerjes së shtyllës së pestë të fes Islame (Haxhin).

Përcjellja e haxhinjeve u bë nga familjarët e tyre dhe nga Myftiu, Fikret ef. Limani duke uruar rrugë të mbarë shëndet e haxh të pranuar.

'Myftinija e Luginës së Preshevës sikur viteve tjera edhe këtë vit ka bërë organizimin e kryerjes së haxhit për qytetarët e komunës së Preshevës, dhe ne kemi bërë sigurimi e të gjitha dokumentacioneve të duhura dhe përgatitjet teknike-shëndetësore për hanxhinjtë.

Nisja e haxhinjve bëhet me autobus nga selia e Myftinis deri në Aeroportin e Tiranës, ku më pas nga Tirana me aeroplan direkt në Meke.

Fikret ef.Limani gjatë përcjelljes së haxhinjeve ka lutur Zotin e Madhëruar që të gjithë hanxhinjtë të shkojnë shëndosh e mirë e të kthehen me haxh të pranuar./Titulli.com/

Kthimi i Miran Memetit prej Zvicrës dhe shkollimi i tij në Preshevë! (video)
Zëvendëskryetari i Preshevës, takon përfaqësuesit e klube të futbollit në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration