Nis bashkëpunimi i ri mes kompanisë "Solid" dhe komunës së Preshevës
Gjatë ditës së sotme, Kryetarja e komunës Ardita Sinani priti në një takim përfaqësuesin e kompanisë "Solid" nga Suhareka,Ahmet Kuçi me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit me udhëheqjen e Komunës së Preshevës për hapjen e kapaciteteve prodhuese në hapsirat e ish fabrikës "ÇIK".Sinani gjatë takimit i ka ofruar arancë se komuna e Preshevës do të merrë për obligim përshpejtimin e procedurave administrative në kuadër të pushtetit lokal dhe do të angazhohet në ministrinë e ekonomisë që me të gjitha format të sigurohen subvencionet për kompaninë “Solid”, duke hedhur poshtë akuzat e deritanishme për pengimin e hapjes së kësaj ndërmarrje.
Përpos informimit të kryetares Sinani me procedurat e arritura dhe hapat vijues të nevojshëm, Kuçi ka shprehur interesim që përveç hapsirave të ish fabrikës “ÇIK” në Preshevë, të zgjërohet edhe në zonën industriale.
Takimi mes palëve zgjati më shumë se tri orë dhe shënon edhe fillimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes kompanisë “Solid” dhe komunës së Preshevës pas ndryshimit të udhëheqjës së saj.