Nikoqirët e festivalit janë shfaqur në natën e pestë (Foto)
Lokale

Nikoqirët e festivalit janë shfaqur në natën e pestë (Foto)

07.Nov.2015 14:27
0
Veçanti e shfaqjes «Jashtë bie borë» e teatrit të Preshevës ishte regjisura. Gjetjet e shumta ideore dhe mizanskenike brenda këtij formati teatror e kanë karakterizuar rrjedhën e shfaqjes përkatësisht energjia e pashterrshme dhe intriguese e trupës së aktorëve.

Naser Shatrolli

'Jashtë bie borë', autor Vincenze Salemme, regjisor Musa Isufit - projekt teatror idizajnuar nga një kontekst jashtëzakonisht interesant nga pikpamja e përzgjedhjes së aktorëve - karaktere të veçanta, meqë vepra ka speicifikacionet  esaj në përmbajtje përderisa ka një logjikë - mendësi psikodramatike brenda brumit familjar dhe nga pikpamja e gjetjeve skenike, mizanskenës – regjisurësështë e mirëqenë dhe e admirueshme.

Meqë bëhet fjalëpër një trekëndësh vëllazëror dhe njëriprej tyre ka një botë të pasur, është hero i fantazisë, magjistar kur doqëti ndërroj destinacionin fatkeqësisë, gjykakëskur do të ndaj drejtësi në familje, polic kur ka nevojë për kërbaq, ose kondukter kur duhet shmangur biletës së përjetësisë ose  e kundërta .

ËshtëÇiço (Gani Veseli) karakter atraktiv në lëvizje, pamje, gjeste, në teket e tij, në veshje, në shpirtbardhësinë e borës sëëndërruar.

Nëna në raport me fëmijët është ligj biblik parasegjithash. Ajo është nënë, testamentin e pasurisë të çdo pëllëmbe do ta kurdiste me fatin e botës së fëmijëve në nevojë - fëmijë me të meta. Andaj ky format teatror është i qëndrueshëm në dramaturgji. Drama ndërlidhet me humanizmin, ka element të«nënës Tereze» në botëkupimin filozofik, ka mëshirën parasegjitash, ka dinjitetin karshi njerëzve me nevoja të kufizuara, ka mesazhin për çdo familje, për çdo prind,ka dhembjen e kurdisur meqë vllezërit nuk do mbajnë peng jetën e tyre për të metat e botës. Mirëpo, këtë rast, gjetja ishte e qëndrueshme.

Të tre vllezërit janë pothuajse të njejt nga pikpamja psikologjike dhe nga tipizimi apo veprimet që ata prodhojnë në proces.

Të tre duken se nuk janëmjaftueshëm të aftë me menaxhuar jetën ndarasi, dhe vdekja ndoshta do të ishte gjetja më e besueshme këtë herë. Fal aktorëve tëcilët imitojnënjëri tjetrin, ose jaën një tërësi e ndarë në tresh. Natyrisht se ka përkufizime dhe element që do ti dalloj nga njëri tjetri.

Çiço nëvetevete ka drejtësi të pafundme në raport me jetën, me intutitën, me dëshirat dhe ëndrrat e mëdha që ka për gjithcka që e rrethon.

Gjetjet e shumta e bëjnë më të veçantën këtë shfaqje për këtë edicion, meqëështë punuar dhe ndërtuar deri në maksimumin e mundshëm. E kam një përshtypje se Musa Isufika qenë jashtëzakonisht i lidhur shpirtërisht me këtë tekst - temë.

Trajtimi që ai ju ka bërë karaktereve është gjetja më intriguese që kam parë.

Janë tre aktor vendës nga Presheva dhe një nga Kumanova: Gani Veseli, Gjelbërim Emini, Ismail Kasumi, Artan Ibishi.

AKTORËT

Aktrimi i Gani Veselit ka specifikat e tij meqë ka ndërtuar njëkarakter që tronditë mendje e sy, kapërcimi nëpër situata të shumta, pastaj kalimi nëpërhallka karakteresh, trillet e tij nëraport me rrjedhën dhe situatat e shumta në dramën e tij janë të mishëruara, ka gjak personazhesh nga një kalim në kalimin tjetër, e shfleton flet për flet gjendjen e tij, e menaxhon mirë veprimin, fjalën e gjestin, është rol i përpikmërisë teatrore, Meqë Gani Veselin është herë e parë që e takova në skenë si aktor, them se, me këtë shfaqje ai ka lëvruarpeshë interpretative nëpërmes këtij karakteri me një psikolgji dhe një maturi që rrall herë e atakojmë në rrafshin teatror.

Kalimet psikologjike i bënë me lehtësi, djersët e vërteta dëshmojnë se ai ka punuar e studiuar me kohë rrjedhën e kërkesës së dramës. Ky aktor në mardhënje me vlllezërit ishte me masë i dashur, komik, tragjik, dramatik, i sinqert.

Gjelbërim Emini nisur nga fiziku i tij, regjisori e ka gjetur metalin e duhur në kuptimin e trajtimit, përmbajtjes, interpretimit, pantomimikës, grimasave që ai nxjerr në skenë dhe në rrethana të duhura si dhe situatat që krijon dhe humori që prodhon nga çdo lloj gjesti. Vërtetë ishte aktor me shumë detaje dhe len mbresa në të gjitha drejtimet skenike. Ka fizionomi, është dinamikë dhe entuziast, rritet hap pas hapi varësisht nga rrjedha e shfaqjes, është aktor me shumë kualitete.

Shfaqja rritet n‘gradacione deri në klimaksin teatror dhe përmbyllet me një vaj muzikor - një këngë moderne e cila vjen si ngushëllim familjar.

Ismail Kasumi, shquhet për energji të pa parë. Në mardhënje me personazhet tjera është gjetja më atraktive, është aktor i detajeve, finesave, i reagimeve psikologjike, kur gjendet në situata tragjikomike manovrimet i ka të rafinuara të cilat lënë shije dhe provokojnë masën dhe e qeshura nuk ka të ndalur. Është besnik dhe i sinqert në raporte skenike, ka diksion të begatë, figurë, elasticitet dhe plastika të theksuara, sikundër dhe avokati - Artan Ibishi që kishte krijuar një figurë parasegjitash komike, në gjeste, veshje, batuta, reaksione kundër reaksione.

Musa Isufi regjisor i shfaqjes mbase ështëdhe përvoja e tij skenike meqë ka bërë shumë role. Kjo sigurisht që i ka shtuar sigurinë, në të njejten kohë, angazhimi i tij si regjisor sot do të ishte admirim dhe mesazh për regjisorët. Përkushtimi i tij vërehet. Publiku ja dha verdiktin final. Kjo ishte repriza e shtatë repriza, salla e mbushur.

Publiku është domen qenësor për një shfaqje të pranueshme fundja. Është kandar jetik për të cilin do të punojmë gjithë jetën. Pa publik mund të ketë teatër të përkyer por do të ishte i vdekur nëse nuk do ta kishte duartrokitjen dhe bekimin e sallës. /Titulli.com/

E shkarkuan, edhe pse i arriti objektivat
Taipi vazhdon shkëlqimin me Wilin e tij
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration