"Nga sot fillon zbatimi i targave provuese për qytetarët e Serbisë"
Lokale

"Nga sot fillon zbatimi i targave provuese për qytetarët e Serbisë"

01.Nov.2015 12:46
0
Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka thënë për Klan Kosovën se i është drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës që nga data 1 nëntor 2015 të fillojë zbatimin e marrëveshjes që nënkupton detyrimin e qytetarëve serb që të bartin targa provuese dhe aplikimin e tarifave shtesë për to, në rastet kur ata hyjnë në territorin e Kosovës.

“Është dashur të fillojë para 12 ditëve, shpresoj se fillon të zbatohet sot”, tha Pacolli.

Ai është shprehur se kanë kaluar afro dy muaj nga kërkesa e tij për ngrirje të kësaj marrëveshje ose zbatimit të saj në mënyrën e njejtë siç po zbatohet nga pala serbe.

Pacolli ka thënë se nëse nuk fillojnë të zbatohen sot tabelat provuese, kjo nuk është në rregull dhe sipas tij kjo është kompetencë e Qeverisë, njofton Klan Kosova.

“Nga kjo po dëmtohen qytetarët e Kosovës”.

Ai gjithashtu ka deklaruar marrëveshja është reciproke dhe duhet të vlejë njëlloj për të dyja palët.

“Nëse marrëveshja është reciproke atëherë nuk është në rregull që për qytetarët e Serbisë të jetë ndryshe e për qytetarët e Kosovës ndryshe”.

Pacolli gjithashtu ka shtuar se ankesat nga ana e qytetarëve po rriten çdo ditë e më shumë lidhur me vështirësitë në të cilat po hasin andaj ky problem duhet të zgjidhet sa më shpejt. /Titulli.com/

Inkurajohen gratë nga Bujanoci e Presheva për hapje të bizneseve, aplikoni në konkurs
Vazhdon fluksi i refugjatëve nga Lindja të vijnë në Preshevë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration