Nga shtatori mësimi mund të fillojë në orën 7:30h?
Lokale

Nga shtatori mësimi mund të fillojë në orën 7:30h?

08.May.2014 19:29
0
Viti i ri shkollor nga muaji shtator mund të fillojë nga ora 7:30 dhe jo në orën 8:00, në mënyrë që prindërit mos të kenë probleme për shkak të vendimit të marrë për orarin e ri në administratën publike Këtë, në një intervistë për mediat e Beogradit e ka deklaruar kryeministri Aleksandar Vuçiq, duke sqaruar se vendimi rreth orarit të ri në shërbimet publike nuk do të sjell të mira ekonomike, mirëpo do të rritë përgjegjësinë. “Në orën 7:28 jam lëshuar me ashensor  dhe më pas në këmbë kam ecur nëpër ndërtesën e qeverisë dhe i kam parë njerëzit se si vijnë në punë. Askush nuk e ka të lehtë të zgjohet, mirëpo qartë shihet se kjo masë sjellë detyrime dhe të gjithë neve na obligon për përgjegjësi më të mëdha. Daçiq sa herë që ka mundur nuk është zgjuar para orës 10h, ndërsa tani edhe ai duhet të zgjohet më herët”, ka thënë Vuçiq, transmeton Titulli. Ai ka vlerësuar se kjo tregon se këta njerëz duhet të kenë një qëndrim krejtësisht ndryshe kundrejt atyre që nuk janë në sektorin publik dhe ndaj atyre të cilët i mbajnë në këta sektorë publikë. “Të punësuarit në komuna duhet që në orën 7:30 të jetë në detyrë dhe të presin atë që kërkon ndonjë leje, vërtetimin e ndonjë letre apo dokumenti. Do të duhet ta pres si ‘Zotin’, pasi që paguhet nga ai njeri”, ka shtuar kryeministri i Serbisë. Vuçiq ka thënë se është bërë një “hulumtim serioz”, e cila ka treguar se njerëzit në sektorin publik punojnë mesatarisht 2,5 deri në 3 orë, nga ora 9:30 deri në orën 12:00. Kështu që le të vijnë në 7:30 dhe deri në orën 8h të pinë kafen, mirëpo do të punojnë deri në orën 12h dhe kështu fitojmë një orë më shumë”. Në vërejtjen se tani prindërit kanë problem me fëmijët të cilët shkojnë në shkollë nga ora 8:00, Vuçiq ka thënë: “Është e vërtetë. Nga viti i ardhshëm shkollor do të shohim që mësimi të fillojnë nga ora 7:30 në mënyrë që prindërit të mos i kenë më këto probleme”./Titulli.com/
Në Bujanoc hapet Panairi Ndërkombëtarë dhe festohet dita e Evropës (foto)
Marzia Cimmino takon Beqirin, interesohet për arsimin shqip në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration