Marzia Cimmino takon Beqirin, interesohet për arsimin shqip në Luginë
Lokale

Marzia Cimmino takon Beqirin, interesohet për arsimin shqip në Luginë

08.May.2014 15:29
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Galip Beqiri, sot ka pritur në takim pune Këshilltaren Politike të Ambasadorit të OSBE-së, Marzia Cimmino dhe shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Eric Manton Sipas kumtesës së lëshuar nga ky organ, temë e diskutimi në takim ishte procesi edukativo- arsimor në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe sigurimi i teksteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore, përkatësisht gjetjen e një mënyre më të lehtë për t’i siguruar ato pak tekste që nuk i është gjetur zgjidhja. Njëkohësisht është biseduar për tekstet në gjuhën shqipe për shkollat mesme në Luginën e Preshevës, si për drejtimet e përgjithshme, ashtu edhe për drejtimet teknike – profesionale. Organi që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në katër fusha thotë se është vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të KKSh-së dhe përfaqësuesve të OSBE-së, duke vënë theksin jo vetëm në tekstet që duhet të  sigurohen, por edhe në fushat me interes për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Titulli.com/
Nga shtatori mësimi mund të fillojë në orën 7:30h?
Bujanoci humb miliona, stagnon me punime në infrastrukturë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration