Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar presin ndihmën e Ramës
Lokale

Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar presin ndihmën e Ramës

31.Jul.2021 07:19
0

Raportet mes qeverisë serbe dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdojnë të jenë armiqësore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi gjatë intervistës në “Balkan Talks” në Euronews Albania shprehet se presidenti Vuçiç është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Raporti është armiqësor ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ka një qasje politike diskriminuese nga institucionet”, thotë Mustafi.

Sipas tij, ky diskriminim dhe spastrim etnik tregohet nëpërmjet procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që është duke vazhduar ende nga institucionet qeveritare.

Për pasivizimin e adresave, Mustafi thotë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë masa dhe i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare e kombëtare.

“Ky problem është evidentuar dhe kërkohet ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar përmes presionit që mund t’i bëjë Beogradit, për shkak se Beogradi vazhdon të ketë politika diskriminuese ndaj shqiptarëve”, – shprehet kryetari i Këshillit Kombëtar. 

Kjo çështje, sipas Mustafi, po vazhdon me paditë në gjykatat në Serbi dhe pasi të kalojnë instancat gjyqësore në Serbi do e çojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. Ai nënvizon se zgjidhja e vetme e këtij problemi, me të cilin po përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, është të ndërpritet si proces e t’i kthehet çdo qytetari shqiptar gjendja e mëparshme juridike.

Mustafi shprehet se nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa trajtuar problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ndërsa nisma “Ballkani i Hapur” mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për Mustafi do ndikojë në zhvillimin individual të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Konsideroj që gjatë këtij procesi kryeministri Rama duhet të adresojë edhe çështjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, përfundon Mustafi.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration