Lokale
Nga 21 tetori pa taksa në Kosovë (video)
Qeveria e Kosovës ka vendosur të heq taksat për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që hyjnë në Kosovë prej datës 21 tetor.
"Unë kam vendosur që për të iu lehtësuar qarkullimin qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në drejtim të Kosovës të heqim plotësisht taksat për veturat, pra për lëvizjen e lirë në mënyrë që të krijomë kushte dhe rrethana shumë më të lehta për lëvizje. Nga 21 tetori i këtij viti do të hiqet plotësisht taksat për veturat që hyn në Kosovë dhe dalin. Këto obligime do t`i merr qeveria e Republikës se Kosovës", ka thënë Thaçi, raporton Kosovapress.
Këtë vendim e ka komunikuar Kryeministri Hashim Thaçi, pas një takimi me liderët e Luginës së Preshevës të zhvilluar sot./Titulli.com/
http://youtu.be/RckdPQ8WGeQ
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!