Nexhmedin Saqipi, koordinator për mësim fetar në Luginë (video)
Lokale

Nexhmedin Saqipi, koordinator për mësim fetar në Luginë (video)

19.Jun.2013 16:05
0
Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë (BIS) Adem Zilkiq sot ka emëruar koordinatorin për mësim fetar në shkollat e Luginës në të cilat aplikohet kjo lëndë. Nexhmedin Saqipi, themeluesi i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) nga sot me vendim të BIS-së është emëruar koordinator për mësim fetar në shkollat fillore dhe të mesme në këto komuna. Gjatë takimit të realizuar në zyrën e BIPMB-së në Bujanoc, Zilkiq tha se është momenti që ekskluzivisht sot të publikojë emërimin e Saqipit në postin e koordinatorit të mësimit fetar. “Në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Qeverisë së Republikës së Serbisë të datës 28 korrik të vitit 2009 kam sjellë vendimin në organet e Bashkësisë Islame që si bashkëpunëtorë të parë në këtë fushë të emërojë koordinatorët për BI të Sanxhakut dhe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, tha me këtë rast kryetari i BIS-së Zilkiq, raporton Titulli. BIPMB-Zilkiq-1 Vendimin për zgjedhjen e Nexhemedin Saqipit si koordinator për mësimin fetar, Zilkiq tha se e ka bërë në bazë të përvojës në mësim –besim dhe autoritetit që ai ka në këtë rajon. “Me këtë vendim që hynë në fuqi nga sot kemi ngritur në një nivel më të lartë organizimin e mësimit fetar në shkolla. Kjo do të jetë në të mirë të shkollave dhe nxënësve”, tha Adem Zilkiq. Nga ana tjetër i sapo emëruari në këtë detyrë, Nexhmedin Saqipi, falënderoi drejtuesin e BIS-së për besimin e dhënë dhe kohën e ndarë për të vizituar BIPMB-në. “I shprehim mirënjohje për kohën e ndarë për të na vizituar kryetari, Reis ef. Adem Zilkiq, dhe për bashkëpunimin e deritanishëm. Takimi i sotëm do të jetë frytdhënës në unifikimin e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, Maqedoni, mirëpo në tërësi në Ballkan”, tha ndër të tjera themeluesi i BIPMB-së Nexhmedin Saqipi, institucion ky i cili vepron që nga viti 2008. Mysafiri, gjatë qëndrimit në selinë e BIPMB-së tha se ndarjet të cilat janë bërë në mesin e Bashkësive fetare të boshnjakëve në Sanxhak dhe të shqiptarëve në Luginë, një pjesë të fajit e mbartim vetë ata, kurse pjesa tjetër e fajit, me mbi 50 për qind është e shtetit. “Shteti ka sjellë ligj të mirë, mirëpo njerëzit, ministritë dhe personat përgjegjës që punojnë në këto ministri nuk iu janë përmbajtur dispozitave ligjore dhe ata kanë dhënë mundësinë e formimit të një, dy, tre, katër, apo pesë Bashkësive Islame, gjë e cila është në kundërshtim me ligjin”, është shprehur Zilkiq. Kryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë Adem Zilkiq, pas qëndrimit në Bujanoc, është takuar edhe me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafën./Titulli.com/ http://youtu.be/YCQxRUJwrtI
Bujanoc: Përfundojnë me sukses kursin e gjuhës angleze
KKSH, fton ansamblin “Shota” për nderë të mërgimtarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration