Nënkryetari i KKSH-së: Vonesa e ribashkimit me Kosovën rrezikon shqiptarët e Luginës
Lugina

Nënkryetari i KKSH-së: Vonesa e ribashkimit me Kosovën rrezikon shqiptarët e Luginës

09.Sep.2019 08:08
0

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti është shprehur i shqetësuar për pozitën shqiptare në Luginë të Preshevës duke kërkuar edhe ribashkim me Kosovën.

“Çdo vonesë për ribashkim të Luginës me Kosovë do rrezikoj ekzistencën kombëtare për shqiptarët autokton në këto troje. Diskriminimi shumë vjeçar nga ana e politikës shtetërore të Serbisë. Mosnjohja e diplomave për të diplomuarit Luginas është e barabartë me dëbimin e dhunshëm të të rinjve tanë dhe familjarëve nga shtëpitë e tyre. Dëbohet”truri”intelegjenca”, ka shkruar Mehmeti.

Sipas tij rezultatet e para të këtij “dëbimi”ishin votimet e 2016 ku aq leht u mashtruan qytetarët,sa që vendbanime etnikisht të pastra me shqiptar autokton votuan lista të pasardhësve dhe bashkëpunëtorëve të kasapit të Ballkanit, raporton Titulli.com.

“Dhe që nga 2017 , SNS me vasalet e tyre qeverisë me Preshevën shqiptare. Pa u ç’liru Presheva,Bujanoca e Medvegja do bien edhe më leht. Vetëm qytetarët shqiptar mund t’i ndalin këta vasalë se ndërgjegjja e tyre dhe karakteri inekzistent jo se jo”, theksoi Mehmeti.

Ai porositi se Tirana dhe Prishtina duhet të reflektojnë me urgjencë nëse duan kufi përfundimtar apo “mur sigurie”në Luginë për gjithë Shqiptarinë.

Të mos ndodhë”Sanxhaku 2”Koha nuk premton, vlerësoi Enver Mehmeti./Titulli.com/

Për shkak të këtij gabimi, makina larëse konsumon dy herë më shumë rrymë
Partia e Vuçiqit fituese bindëse në Medvegjë, shqiptarët zhdukin 5 këshilltarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration