Lokale
Negja Jovanoviq takon liderët shqiptar të Luginës
Sekretari shtetërorë i Ministrisë së drejtësisë dhe administratës shtetërore Negja Jovanoviq është takuar sot me liderët shqiptar ku është biseduar për gjykatat dhe prokuroritë.
Pas takimit të orës 16h i zhvilluar në zyrat e OSBE-së në Bujanoc, kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq i ka thënë gazetarëve se Jovanoviq “detajisht ka informuar përfaqësuesit shqiptar për rrjetin e ri të gjykatave, juridiksionin dhe perspektivën për zhvillim”, raporton Titulli.
Sipas Stankoviq, temat të cilat sot janë hapur në këtë takim gjatë bisedimeve mes liderëve të Luginës dhe sekretarit shtetërorë të Ministrisë së drejtësisë dhe administratës shtetërore Negja Jovanoviq, do t’i kumtohen ministritë të drejtësisë.
Ai ka thënë se me propozimin e rrjetit të ri të gjykatave “Bujanoci do të fitojë Gjykatën Themelore ndërsa për Preshevën është paraparë Gjykata për kundërvajtje, kurse organet e ndjekjes penale do të jenë në Bujanoc”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!