Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc të punësuar edhe nga Kosova
Lokale

Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc të punësuar edhe nga Kosova

25.Oct.2019 08:10
0

Sipas raportit të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc për periudhën 12 mujore të vitit 2018-të janë të punësuar gjithsej punëtorë me kohë të pacaktuar janë gjithsej 233, ndërsa me kohë të caktuar janë të angazhuar 31 persona. Por ka punëtorë edhe nga Kosova siç shkruhet në raport, ku janë 9 punonjës me kohë të caktuar të cilët punojnë në këtë institucion shëndetësor në Bujanoc shkruan Titulli.com.

 Punëtorët me kohë të pacaktuar janë: 50 mjek në mbrojtje primare shëndetësore, 14 mjek stomatolog, 116 punëtorë me përgatitje të mesme dhe të lartë profesionale, 2 pashkpunëtorë shëndetësorë dhe 41 punëtorë jo shëndetësorë sipas raportit për vitin 2018-të.

 Krahas këtij numri siç thuhet në raport janë të angazhuar në Shtëpinë e Shëndetit janë 8 punëtorë të pakontaktuar me marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar: 4 punëtorë administrativ, 2 mirëmbajtës, 1 vozitës dhe 1 mirëmbajtës i kaldajës për ngrohje.

 Kurse për puntorë me kohë të caktuar janë gjithsejtë sipas raportit të 2018-së 31 edhe atë: 20 punonjës me financim nga mjetet e vetadministrimit lokal, 2 në pushim lehonie dhe 9 punonjës  nga Kosova të radhitur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc në pazë të planit kadrovik për vitin 2018-të, të bartur dhe kontraktuar në marrëdhënie pune në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc raporton Titulli.com.

 Sipas raportit në fjalë Shtëpia e Shëndetit bënë mbrojtjen shëndetësore të 38.132 personave të siguruar nga territori i komunës së Bujanocit. Në të thuhet se edhe në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit ofrohet ndihmë mjekësore edhe në fshatra, si stacione shëndetësore në: Tërrnoc, Klenik, Bilaç dhe ambulanca shëndetësore në Breznicë, Konçul, Muhoc, Samolicë, Lilancë, Spançevcë dhe Zhbevcë.

 Vlen të thuhet se gjatë vitit 2018-të Shtëpia e Shëndetit në Bujanoc me angazhimin vetanak ka blerë një vetur udhëtarësh – xhip./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration